Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1245 testime, nga të cilat 177 persona kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.
Në Shkup janë regjistruar 105 raste, në Kumanovë-26, në Dibër-1, Shtip-15,Tetovë-13, Strugë-1, Veles-1, Manastir-1, Ohër-1, Gostivar-8, Gjevgjeli-2, Vallandovë-1, Sveti Nikollë-1, Negotinë-1.
Fatkeqësisht, dy pacientë kanë ndërruar jetë pas komplikimeve nga virusi korona. Pacientët ishin nga Shkupi dhe Kumanova.
Gjithashtu, kemi edhe 8 pacientë të shëruar që janë regjistruar në 24 orët e fundit. Pacientët janë nga: Shkup (3), Prilep (1) dhe Veles (4).
Prej fillimit të pandemisë, në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 2787 raste me COVID-19, prej të cilëve 1629 janë shëruar, 149 kanë ndërruar jetë dhe për momentin kem 1009 raste aktive.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.