×
  • Lajme
  • Botë / Konflikti në Lindjen e Mesme

    Skadimi i armëpushimit, 14 palestinezë të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

    Reporteri
    01 Dhjetor 2023 | 11:20

    Ministria e Shëndetësisë e Gazës ka thënë se 14 palestinezë janë vrarë nga sulmet ajrore izraelite që kur skadoi armëpushimi këtë mëngjes.

    Reuters e ka raportuar këtë shifër të dhënë nga ministria e drejtuar nga Hamasi. Gazetari i Al Jazeera, Hind Khoudary, kishte thënë më herët se të paktën gjashtë ishin vrarë në një sulm në një shtëpi në Rafah dhe në Khan Younis.

    Shtatë të tjerë u vranë gjithashtu në zonën e Maghazit.

    Izraeli u ka kërkuar gjithashtu banorëve në lagje të caktuara të Khan Younis të largohen përpara një sulmi të pritshëm në zonë.

    “Forcat izraelite po lëshojnë fleta për njerëzit në Khan Younis duke u kërkuar atyre të evakuohen në Rafah, por ata gjithashtu kanë në shënjestër Rafah”, tha Khoudary.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!