Një skandal ka shpërthyer në serbi pasi Ipeshkvi i Vranjës, Pahomija Gaçiq humbi telefonin e tij celular në Manastirin Prohor këtë vit, ndërkaq raportohet se kur në dioqezë gjetën telefonin e tij aty kishte foto të të rinjve të zhveshur si dhe mesazhe erotike.
Mediat serbe raportojnë se Peshkopi Pahomija konfirmoi se ai humbi telefonin e tij në kopsht ndërsa ishte duke punuar, dhe kur u pyet për fotografitë dhe mesazhet erotike, ai refuzoi kategorikisht të përgjigjej, transmeton Reporteri.net.
Ndërkohë fotografitë dhe mesazhet që supozohet se janë gjetur në telefonin e peshkopit Pahomija janë publikuar në mediat serbe.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.