×
  • Lajme
  • -->
    Botë

    Skandali i korrupsionit në Britani: Kompania e afërt me Partinë Konservatore merr kontratë 3 milionë funta pa tender

    Reporteri
    03 Gusht 2020 | 17:58

    Kompania e komunikimeve politike që qëndron pas strategjisë së diskutueshme të fushatës dixhitale të partisë Konservatore për vitin 2019, mori një kontratë nga Qeveria prej 3 milionë për të punuar në mesazhet për COVID-19 pa një tender konkurrues dhe po negocion me Zyrën e Kabinetit për më shumë punë, shkruan The Guardian – transmeton Reporteri.net.


    Top Guerin është themeluar në vitin 2016 nga dy të rinj nga Zelanda e Re, Sean Topham dhe Ben Guerin, dhe është kompani e speacializuar në prodhimin e imazheve dhe videove për mediet sociale dhe ka punuar për disa nga partitë politike të djathta.

    Riemërimi i llogarisë zyrtarë të partisë Konservatore në Twitter si “factchechkUK”, mori kritika të mëdha gjatë debatit të liderëve dhe po ashtu edhe krijimi i një faqe në internet të paraqitur si manifesti i partisë së Punës.

    Një hulumtim nga The Guardian dhe openDemocracy, ka zbuluar se më 17 mars, pak para se Mbretëria e Bashkuar të hynte në bllokim, Topham Guerin u kontaktua nga Zyra e Kabinetit për të punuar në komunikimet publike të Qeverisë.

    Sipas rregulloreve emergjente për COVID-19, lejohet që Qeveria të heqë praktikat e zakonshme të tenderimit konkurrues.

    Asnjë tender nuk u hapë për të lejuar kompanitë e tjera që të bënin oferta për atë punë.

    Një kontratë 6 mujore është zyrtarizuar më pas me datën 7 maj, me një retrospektivë  data e fillimit të pandemisë më 17 mars, për një shumë totale prej 3 milionë euro.

    Detajet nuk u bënë publike deri në mes të korrikut.

    Topham Guerin është kompania e fundit e lidhur me partinë Konservatore, e njohur që ka marrë kontrata nga Qeveria sipas rregullave të prokurimit emergjent.

    Kontrata e Topham Guerin përcakton përgjegjësitë e nivelit të lartë të firmës, duke përfshirë që personeli i saj të marrë pjesë në takimet e përditshme në rrugën Downing osë Zyrën e Kabinetit, të uhdëheqë strategjinë e markës dhe të prodhojë përmbajtje të medieve sociale.

    Kontrata gjithashtu thoshte se do përfshiheshin edhe takime javore me njësinë e informacionit të ushtrisë britanike, Brigadën e 77-të, për të shqyrtuar përpjekjet për zbutjen e lajmeve të rreme dhe për të dhënë rekomandime për veprime të mëtejshme për të ndërmarrë.

    Një zëdhënës i Zyrës së Kabinetit ka thënë për The Guardian se Topham Guerin kryesisht kishte prodhuar mesazhe në mediet sociale por takimet me Brigadën e 77-të nuk u zhvilluan kurrë.

    The Guardian ka raportuar më parë se Topham dhe Guerin, të cilët janë në të 20-at e tyre, kanë punuar në fushata të mëdha propagandistike për partnerët CTF, të drejtuar nga strategu afatgjatë i Tories Sir Lynton Crosby, në emër të klientëve përfshirë ndotës të mëdhenj, qeveria Saudite Arabe dhe grupet kundër ciklit.

    Pas punës në fushatën zgjedhore Tory vitin e kaluar, Topham Guerin mori më shumë staf në zyrën e saj, Mayfair, në janar dhe shkurt. Midis këtyre emërimeve ishte Deborah Feldman, një ish staf konservator që më parë ka punuar për CTF si drejtor menaxhues.

    Ndërsa kontrata prej 3 milion me Topham Guerin zgjatë deri më 16 shtator, Guardian ka mësuar se Zyra e Kabinetit është duke negociuar një kontratë të re me firmën.

    Nuk është e qartë se për çfarë kontrate të propozuar është, ose nëse do të tenderohet me konkurrencë.

    Kompania nuk u përgjigj në një pyetje në lidhje me kontratën e re dhe një zëdhënës i Zyrës së Kabinetit tha se nuk mund të komentojë mbi negociatat në vazhdim.

    Një zëdhënës i Topham Guerin ka thënë që kompania kishte siguruar udhëzime për fushatën Enjoy Summer Safely nga agjensia e reklamave Mullenlowe.

    “Topham Guerin janë krenarë që kanë punuar me të dy qeveritë e Zelandës së Re dhe Britanisë së Madhe për të siguruar mbështetje krijuese dhe dixhitale për përgjigjet e tyre të të gjitha qeverive ndaj krizës Covid-19,” ka thënë ai, transmeton Reporteri.net. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!