Skocia së shpejti do të bëhet vendi i parë në botë që do të sigurojë produkte higjienike falas për gratë dhe vajzat me të ardhura të ulëta.
Ky projekt, i cili është nisur nga organizata humanitare, do të lejojë ndarjen falas të produkteve në tri shkolla të mesme dhe në disa organizata për shëndetin e gruas.
Fushata e cila lufton kundër varfërisë, ka avokuar që ato gra që nuk kanë të ardhura të mjaftueshme për të përballuar shpenzimet për këto produkte higjienike, të kenë mundësi që t’i marrin ato falas në mënyrë që të ruajnë dinjitetin e tyre.
Monica Lennon, e cila e udhëhoqi fushatën, tha se ky veprim duhet të futet në të gjithë vendin dhe ka shtuar se ajo do të punojë që një projektligj i veçantë ta mundësojë këtë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.