×
  • Lajme
  • Botë

    Sllovaki, organizohet marsh kundër abortit

    Reporteri
    23 Shtator 2019 | 18:25

    Njerëzit në Sllovaki thyejnë heshtjen për çështjen e abortit. Qindra persona kanë mbushur sheshet dhe po marshojnë për ndryshimin e ligjeve më të rrepta për të gjitha nënat që nisin një fëmijë dhe duan ta heqin më vonë.


    Të gjithë bëjnë thirrje për ndalim të plotë të aborteve në vendin katolik të Evropës Qendrore. Ligjet aktuale të ndalimit të shtatzënisë janë relativisht liberale krahasuar me vende si Polonia apo Malta, që kanë ligjet më të rrepta në Bashkimin Europian dhe shpesh i lejojnë ato vetëm në raste si përdhunimi, apo edhe anomalitë shëndetësore.

    Kisha Katolike, si një nga organizuesit e protestës, ka thënë se jeta e çdo njeriu është e paçmueshme, ndaj duhet mbrojtur nga ngjizja deri në vdekjen natyrore. Në manifestimet e organizuara nga qytetarët nuk mungojnë pankartat “Abort do të thotë të vrasësh”, “Kush vret një fetus apo bebe, vret të ardhmen e kombit”.

    Në Sllovaki, abortet lejohen deri në javën e 12-të të shtatzënisë, ndërsa ato për arsye shëndetësore deri në javën e 24-t. Ligjvënësit konservatorë dhe të së djathtës ekstreme duan t’i lejojnë ato vetëm deri në javën e tetë ose t’i ndalojnë plotësisht. Për këtë kërkesë, parlamenti ka nisur diskutimet për projektligjet e kufizimit të abortit.

    Ndërkohë që në vende të ndryshme të botës protestat janë përshkallëzuar për shkak të ligjeve të forta që ndalonin abortet. Në Maj të këtij viti, në Alabama të Shteteve të Bashkuara dhjetëra mijëra njerëz, përfshirë edhe të rinj, kanë pushtuar rrugët e qytetit për të nxitur politika më liberale në lidhje me abortin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!