Sllovakia ka në plan që të zhvendosë ambasadën e saj në Jerusalem nga Tel Avivi në shtator, siç shkruan gazeta izraelite “The Jerusalem Post”.
Kjo lëvizje është parë si një fitore e fushatës së nisur nga Izraeli kundër refuzimit ndërkombëtar për të njohur Jerusalemin si kryeqytet hebre.
Sllovakia u zotua se së pari do të hapte një mision kulturor në Jerusalem në vitin 2018, kur ish-presidenti i SHBA-së Donald Trump ishte në pushtet dhe po bënte presion ndaj bashkësisë ndërkombëtare për të ndjekur shembullin e SHBA-së në zhvendosjen e ambasadës së saj nga Tel Aviv në Jerusalem.
Edhe presidenti aktual Joe Biden i ka dhënë përparësi njohjes së Jerusalemit si kryeqytet, njëjtë sikur paraardhësi i tij.
Ministri i Jashtëm i Sllovakisë, Ivan Korcok, ka thënë se do të hapet Instituti Sllovak në Jerusalem më 1 shtator të këtij viti.
“Sllovakia po i thellon marrëdhëniet me Izraelin duke hapur Institutin Sllovak në Jerusalem më 1 shtator, 2021. Sllovakia do të vazhdojë të mbështesë rifillimin e Procesit të Paqes në Lindjen e Mesme dhe zgjidhjen mes dy shteteve në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”, ka shkruar ai në Twitter.
Që nga zhvendosja e ambasadës së SHBA-së në vitin 2018, vetëm tri shtete të tjera kanë vendosur ambasadat e tyre në Jerusalem: Guatemala, Honduras dhe Kosova.
Slovakia 🇸🇰 is deepening relations with #Israel by opening the Slovak Institute in #Jerusalem on September 1, 2021. #Slovakia continues to support the resumption of Middle East Peace Process & 2-state solution in line w/ international law.
📷 @pixabay pic.twitter.com/3VHEG4sa8i— Ivan Korcok (@IvanKorcok) July 14, 2021