×
  • Lajme
  • Botë

    Sllovenia, Austria dhe Republika Çeke ngrisin flamujt e Izraelit

    Reporteri
    15 Maj 2021 | 8:17

    Si shenjë solidaritet me Izraelin, flamuri izraelit blu dhe bardhë është valëvitur të premtën në ndërtesat qeveritare në Austri, Slloveni dhe në Republikën Çeke.


    Kancelari austriak, Sebastian Kurz, ka deklaruar se Izraeli ka të drejtë të mbrohet kundër sulmeve terroriste.

    “Unë denoj me forcë sulmet ndaj Izraelit nga Rripi i Gazës”, tha Kurz, raporton AFP.

    “Izraeli ka të drejtë të mbrohet kundër këtyre sulmeve. Në mënyrë që të solidarizohemi, ne kemi vendosur flamurin e Izraelit në zyrën qeveritare dhe ministrinë e jashtme,” shtoi ai.

    Sipas tij, raketat e lëshuara nga Hamasi në drejtim të Izraelit janë të pajustifikueshme.

    Izraeli bombardoi Gazën të premten me sulme artilerie dhe ajrore pas një shiu të ri raketash nga enklava e udhëhequr nga Hamas, duke intensifikuar konfliktin, i cili tashmë ka marrë më shumë se 120 jetë njerëzish.

    Luftimet më të ashpra midis Izraelit dhe militantëve palestinezë në Gaza që nga viti 2014 janë ndjekur nga trazira të papara midis hebrenjve dhe arabëve në Izrael.

    Sikurse Austria edhe qeveria sllovene dhe ajo e Republikës Çeke kanë vendosur flamuj izraelitë në ndërtesat e institucioneve shtetërore, ndërsa kanë theksuar se qëndrojnë në mbështetje të Izraelit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!