Ministria e Punës, Familjes, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta së Sllovenisë do të hartojë brenda një ose dy javësh ndryshime legjislative për të korrigjuar rregulloren që ndalon çiftet homoseksuale të martohen ose të birësohen, ka deklaruar të premten ministri Luka Mesec, shkruan STA.
Ai ka treguar se ashtu ka qenë vendimi i Gjykatës Kushtetuese dhe se e respektojnë atë me shumë dëshirë.
“Gjykata Kushtetuese na ka urdhëruar ta bëjmë dhe ne do ta bëjmë me kënaqësinë më të madhe”, ka deklaruar ai.
Europarlamentarja Sophie in t’Veld e ka quajtur lajm tė mirë.
Good news: Slovenia legalises same sex marriage and adoption! 🌈🎉 @STA_English @IJoveva @Pierre_Ka https://t.co/lvQUz008jq
— Sophie in 't Veld (@SophieintVeld) July 8, 2022
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.