Një mercenar rus, pjesë e grupit famëkeq Wagner, është vrarë nga një snajperist ukrainas pranë Kharkivit mbrëmjen e 5 qershorit
Vladimir Andonov, 44 vjeç, u bë i njohur për vrasjet makabre të burgosurve të luftës dhe civilëve në Donbas. Rusët e njihnin atë me pseudonimin “Vakha”, ndërsa për ukrainasit njihej si “Xhelati” për shkak të masakrave që ai mori pjesë gjatë pushtimit të parë të Rusisë në vitin 2014.
Vdekja e tij u konfirmua nga Zhambal-Zhamso Zhanaev, kreu i rajonit ku jetonte Andonov, i cili foli për gazetën ruse “Moskovskij Komsomolets”. Ai tha se trupi i pajetë i Andonov po dërgohet në rajonin e tij të lindje ku do të varroset./A2CNN
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.