Rreth tre të katërtat e njerëzve anembanë botës kanë thënë se janë të gatshëm që të marrin një vaksinë kundër koronavirusit nëse ajo zbulohet.
Më entuziastët janë shprehur kinezët, kurse më së paku të interesuar kanë qenë rusët, thotë sondazhi, shkruan CNN.
Ky hulumtim është kryer nga Ipsos për Forumin Ekonomik Botëror, në të cilin kanë marrë pjesë 20 mijë njerëz në 27 vende.
Të dhënat nga sondazhi thonë:
74 përqind e të rriturve do të vaksinoheshin nëse ajo zbulohet
Në Kinë 97 përqind e qytetarëve kanë thënë se vaksina do të kishte ndikim në imunizimin e organizmit
Në Rusi është treguar interesimi më i ulët, ku vetëm 54 përqind e qytetarëve kanë thënë se do të vaksinoheshin
67 përqind e amerikane kanë thënë se do ta merrnin vaksinën, derisa 33 përqind prej tyre kanë shprehur interesim të vogël ose fare.
Vetëm 40 përqind e respondentëve kanë thënë se presin që vaksina të jetë e gatshme këtë vit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.