Pothuajse të gjitha mediumet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë liberale, e që direkt apo indirekt përkrahin Partinë Demokrate. Ndërsa mediumi Fox News që njihet si medium konservator përkrah Partinë Republikane.
Por, në një sondazh që është nxjerrë së fundmi, Fox News ka nxjerrë Bidenin demokrat fitues karshi Trumpit republikan.
Këto janë sondazhet e fundit para përfundimit të zgjedhjeve, ndërkohë që CNN do të dalë me exit-pollin e parë në ora 00:00 (koha lokale në Kosovë).
Zgjedhjet në SHBA kanë marrë vëmendje të madhe nga e gjithë bota.
Numërimi i votave sivjet do të zgjasë më shumë se sa zgjedhjet tjera, kjo edhe si pasojë e pandemisë.
Presidenti i tanishëm, Donald Trump, garon kundër kandidatit demokrat Joe Biden.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.