×
  • Lajme
  • Botë

    Sondazhi shpërfaq shqetësime për shëndetin mendor të Bidenit

    Reporteri
    01 Korrik 2024 | 9:24

    Një sondazh i ri në Shtetet e Bashkuara sugjeron se disa votues demokratë janë gjithnjë e më të shqetësuar nëse Joe Biden është i aftë mendërisht për të shërbyer si president.

    Sondazhi nga mediumi CBS News dhe kompania e të dhënave, YouGov, u bë pas debatit mes Bidenit dhe kundërkandidatit republikan, Donald Trump, javën e kaluar, transmeton REL.

    Ai tregon se 72% e votuesve të regjistruar besojnë se Biden nuk ka shëndet mendor për të shërbyer edhe një mandat.

    Shifra paraqet rritje në krahasim me 65% të të anketuarve që thanë të njëjtën gjë në një sondazh të mëparshëm.

    Sondazhi i fundit tregon, po ashtu, se 49% e votuesve thanë se Trump nuk gëzon shëndet mendor për t’u rikthyer në Shtëpinë e Bardhë.

    Shqetësime për moshën e kandidatëve – Biden është 81 vjeç dhe Trump është 78 – ka pasur edhe para debatit të 27 qershorit.

    Megjithatë, zëri i ngjirur dhe përgjigjet e ngatërruara të Bidenit i kanë rritur shqetësimet në mesin e demokratëve për kandidaturën e tij – disa prej të cilëve kanë bërë thirrje edhe për tërheqjen e tij.

    Vetë Biden ka pranuar se nuk ka pasur paraqitje të mirë gjatë debatit me Trumpin, por ka thënë se rizgjedhja e tij “do ta shkatërronte demokracinë”.

    Zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara do të mbahen më 5 nëntor.

    Fact Check: Disa nga pretendimet e rreme gjatë debatit të parë presidencial Biden-Trump

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!