Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, ka mbërritur në Uashington, aty ku do të dalë para gjykatës nën akuzat për komplot për përmbysje të rezultatit në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.
Para se të zbarkojë në gjykatën federale të Uashingtonit, Trump ka bërë një postim ku thotë se pret që ta arrestojnë atje, shkruan gazeta online Reporteri.net.
“Tash do të shkoj në Uashington D.C., për t’u arrestuar për shkak se kam sfiduar një sistem zgjedhor të korruptuar, të manipuluar dhe të vjedhur. Është nder i madh, sepse po arrestohem për juve, ‘make America great again'”, shkroi Trump.
Deri tash, Donald Trump është paditur tre herë dhe po hetohet në disa fronte të tjera, që do të thotë se mund të ketë më shumë akuza penale.
Ndërkohë, në hapësirat jashtë gjykatës, qytetarë pro dhe kundër Trump janë mbledhur për ta përcjellur nga afër procesin gjykues.
Në disa fotografi që ka publikuar BBC, shihet se në vendngjarje kanë dalë mediat si dhe protestues që po e tallin figurën e ish-presidentit, i pari në Amerikë që po përballet me akuza. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.