Të martën, një eklips i plotë i Diellit do të shfaqet mbi territorin e Amerikës Jugore. Dukuria kur Hëna i bllokon rrezet e Diellit që vijnë drejt Tokës do të vërehet më së miri në disa pjesë të Argjentinës dhe të Kilit.
Sipas parashikimeve të agjencisë amerikane “NASA”, hija e këtij eklipsi do të kalojë nëpër sipërfaqen e Oqeanit Paqësor, Kilit dhe Argjentinës. Varësisht nga pozicioni gjeografik, eklipsi pritet të zgjasë më së shumti katër minuta e tre sekonda.
Eklipsi i plotë i Diellit pritet të shfaqet në qytetin La Serena të Kilit në orën 4 e 38 minuta të pasdites, për të vazhduar në rajonin e Andeve dhe për të arritur më vonë edhe në kryeqytetin e Argjentinës, Buenos Aires, rreth orës 4 e 44 minuta.
“Eklipsi i 2 korrikut është eklipsi i parë i plotë i Diellit që nga vera e vitit 2017”, tha Paige Godfrey, astrofizikane që punon në një pikë vëzhguese në Kili. “Kjo ka ndodhur para dy vjetësh dhe njerëzit po flasin për eklipsin si ngjarja më e rëndësishme në jetën e tyre”, shtoi ajo.
Agjencia amerikane për studimin e hapësirës, NASA, ka bashkëpunuar me një kompani amerikane për të ofruar pamje të drejtpërdrejta të këtij eklipsi. Pamje të drejtpërdrejta do të transmetoj edhe Vëzhguesi Jugor i Evropës, shkruan “CNN”,.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.