×
  • Lajme
  • Botë

    Sot në Itali mesatarisht në çdo 3 minuta ka vdekur një njeri nga coronavirusi

    Reporteri
    19 Mars 2020 | 19:40

    Numri i vdekjeve  në Itali nga pandemia e koronavirusit duket se ka kapërcyer Kinën, pasi të dhënat zyrtare të fundit tregojnë, se në Kinë numri i të prekurve ka rënë ndjeshëm dhe Evropa bëhet epiqendra e një pandemie që po vret mijëra  njerëz dhe po shkatërron ekonominë globale.


    Rritja e pamëshirshme e numrit vdekjeve nga virusi në Itali pasqyron rrezikun që paraqet sëmundja në një vend që ka popullsinë e dytë më të vjetër në botë pas Japonisë.

    3,405 njerëz të infektuar me koronavirus kanë vdekur në total në Itali deri më sot, derisa në Kinë rreth 3,245 njerëz kanë vdekur që kur virusi u shfaq për herë të parë  në fund të vitit të kaluar, transmeton Reporteri.net.

    Në këtë mënyrë Italia ka kapërcyer Kinën si vendi me më shumë vdekje nga koronavirusi. Ndërkohë në përputhje me të dhënat, mediat raportojnë se mesatarisht në çdo 3 minuta  në Itali, sot ka vdekur një njeri nga koronavirusi.

    Të enjten Kina nuk raportoi për asnjë rast të të infektuarish me koronavirus për herë të parë që nga shpërthimi i pandemisë, një tjetër shenjë  kjo se ky shtet ka ka arritur të sjellë nën kontroll pandeminë që me muaj bllokoi jetën e miliona banorëve.

    Shtetet e Bashkuara dhe qeveritë në të gjithë Evropën po bëjnë përpjekje përshkallëzuese për të luftuar epideminë dhe për të zbutur ndikimin e saj ekonomik.

    Më poshtë tabela e rasteve dhe vdekjeve nga koronavirusi që janë shënuar sot në botë:

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!