Si sot një vit më parë, OBSH deklaroi shpërthimin e pandemisë së coronavirusit. Kryevirologu amerikan Anthony Fauci doli sot në intervistë ku tha se përgjigjja e kthimit në normalitet është vaksinimi dhe lehtësimi gradual i kufizmeve.
‘Kjo përfshin një kombinim të një zbatimi shumë, shumë agresiv të programit të vaksinave të cilin në të vërtetë po e shihni në kohë reale së bashku me një vazhdim të masave të shëndetit publik dhe një lehtësim gradual. Është shumë më mirë ta bësh atë gradualisht dhe me maturi’, theksoi ai.
Doktor Fauci tha se pas një viti pandemi, ka dritë në fund të tunelit. Duke iu referuar SHBA-ve ai tha se po ecet me ritme të shpejta dhe tashmë FDA ka dhënë rekomandimet e para për aktivitetet për individët e vaksinuar.
Duke u kthyer pas në kohë Fauci tha: ‘Ishte pikërisht një vit më parë si ky mëngjes ku unë thashë: ‘Gjërat do të përkeqësohen shumë para se të bëhen më mirë. Por unë nuk kuptova në mendjen time se kjo do të thoshte se do të vdisnin më shumë se gjysmë milioni njerëz në këtë vend .
Të paktën 529,267 amerikanë kanë vdekur nga COVID-19, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins.
Drejtori i CDC Rochelle Walensky doli në një deklaratë gjithashtu ku tha: ‘Pas një viti nga kjo luftë, ne jemi të lodhur, jemi të vetmuar, jemi të paduruar. Ka pasur shumë humbje dhe sakrifica. Dhe akoma, përmes gjithë kësaj ekziston vendosmëria; ka shpresë, qëndrueshmëri dhe këmbëngulje. Ne jemi më mirë së bashku, dhe së bashku, do të durojmë. Vaksinimi i miliona njerëzve çdo ditë më jep shpresë. Shpresoj se mund ta mposhtim këtë pandemi. Dhe shpresoj që të mund të bashkohemi me familjen, miqtë dhe komunitetin tonë. Shumë shpejt.’