Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, gjatë ditës së djeshme në mbledhje të kabinetit ka bërë të ditur që rishikim i buxhetit pritet të dalë sot në votim.
Hoti ka thënë se janë zhvilluar konsultime me te gjitha ministritë dhe komunat dhe është bërë përpjekje që mos të preken projektet kapitale.
“Është dashur ministrja bashkë me departamentet përkatëse brenda ministrisë, të bëjë aranzhimet e nevojshme që shkojnë deri në 700 milionë euro për të mbuluar edhe mungesën e të hyrave prej disa qindra-miliona euro dhe për të krijuar fondin për rimëkëmbje ekonomike që e kemi paraparë në programin tonë qeverisës. Ndërkohë që me sa jam informuar janë zhvilluar konsultime me secilin prej juve dhe me komunat, që maksimalisht, aq sa është e mundur mos të preken projektet kapitale si tërësi”, tha Hoti.
Çështja e buxhetit nuk ishte në rend dite në mbledhjen e djeshme të qeverisë, por shefi i ekzekutivit ka bërë të ditur se për sot do të mbahet takimi me këtë pikë ku edhe do të dalë për votim.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.