×
  • Lajme
  • Botë

    Spanja dhe SHBA ‘do të jenë të radhës në listën e kuqe’ të Britanisë së Madhe

    Reporteri
    18 Shkurt 2021 | 12:16

    Pasagjerët që mbërrijnë nga Spanja dhe SHBA mund të shtohen së shpejti në ‘listën e kuqe’ të vendeve të Mbretërisë së Bashkuar ndërsa zyrtarët konsiderojnë rrezikun e varianteve të reja nga të dy vendet.


    Sipas mediave britanike, zyrtarët në Departamentin e Shëndetit dhe Kujdesit Social (DHSC) do të vendosin këtë javë nëse ata që vijnë nga të dy vendet duhet të izolohen për dhjetë ditë në një nga 16 hotelet e karantinës të miratuar nga Qeveria, në një përpjekje për të ndaluar përhapjen e varianteve të coronavirusit.

    Siç bëhet e ditur, Komiteti i Operacioneve Covid i Kabinetit do të marrë vendimin e tyre duke përdorur prova nga Qendra e Përbashkët e Biosigurisë (JBC).

    Kjo vjen pasi analiza e kryer nga Organizata Botërore e Shëndetësisë gjeti dhjetëra vende ku variantet shumë infektive të Afrikës së Jugut dhe Brazilit ishin gjetur në listën e Qeverisë me rrezik të lartë.

    Ato përfshinin Austrinë, Danimarkën, Francën, Greqinë, Japoninë, Kenian, Norvegjinë, Suedinë, Zvicrën, Belgjikën, Kanadanë dhe Shtetet e Bashkuara.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!