×
  • Lajme
  • Botë

    Spanja goditet nga stuhia Filomena me 7 të vdekur, banorët: S’kalojmë dot në rrugë

    Reporteri
    12 Janar 2021 | 16:44

    Banorët e Spanjës qendrore po vuajnë kushtet ekstreme të motit. Fundjava solli reshje të dendura të dëborës, ndërsa autoritetet kanë bërë thirrje që të qëndrohet në shtëpi.


    Të paktën 7 persona kanë ndërruar jetë për shkak të motit, dy prej të cilëve ishin të pastrehë në Barcelonë. Temperaturat u ulën në minus 25 gradë, në zonën Molina de Aragon dhe Teurel.

    Ndërsa në pjesën lindore të Madridit mbrëmë u shënua nata më e ftohtë për të paktën 20 vitet e fundit.

    Spanja u godit nga Stuhia Filomenta duke veshur rrugët me akull. Molina de Aragon, ku u regjistrua temperatura më e ftohtë brenda natës, është 197 km (122 milje) në veri-lindje të Madridit. Meteorologët e quajtën “Siberia Spanjolle”.

    Një prej banorëve të zonës tregoi për BBC: Jeta e përditshme na është bërë e vështirë. Ka shumë dëborë. Mezi ecim rrugës nga dëbora. Rrugët janë bllokuar. Të moshuarit po rrezikojnë jetën.

    Ndërkaq, Spanja po përballet edhe me situatën e pandemisë së koronavirusit. Në valën e parë, ishte një nga dy vendet në Evropë me bilancin më të rëndë nga numri i të infektuarve dhe atyre që humbën jetën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!