Autoritetet spanjolle po i druhen mundësisë së një vale të dytë të koronavirusit, shkaku i numrit të lartë të të infektuarve që është konfirmuar gjatë ditëve të fundit.
Ata janë edhe më të alarmuar për kthimin e fëmijëve në shkolla.
Madridi druan se një izolim total do të dëmtonte ekonominë, por shumë banorë të kryeqytetit i kanë bërë thirrje Qeverisë që të ndërmarrë masa për ta vënë në kontroll shtimin e rasteve të reja. Spanja në fund të muajit gusht prezantoi planin për rihapjen e shkollave.
Në kuadër të saj, fëmijët nga mosha gjashtëvjeçare janë të obliguar të mbajnë maska në orët mësimore. Në 24 orët e fundit, Spanja ka konfirmuar 3 mijë e 829 raste të reja. Që prej fillimit të pandemisë në Spanjë janë konfirmuar 438 mijë raste. Deri më tani, numri i të vdekurve ka arritur në 29 mijë e 11. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.