Kryeministri britanik, Keir Starmer dhe presidenti francez, Emmanuel Macron, kanë diskutuar mbi tarifat e vendosura nga Shtëpia e Bardhë.
Një njoftim nga kryeministria britanike thotë se ata “ranë dakord që një luftë tregtare nuk ishte në interesin e askujt, por asgjë nuk duhet të ishte jashtë tryezës”.
Deklarata shton se të dy liderët “ndanë shqetësimet e tyre rreth ndikimit global ekonomik dhe të sigurisë, veçanërisht në Azinë Juglindore”.
Ata diskutuan gjithashtu bisedimet që Mbretëria e Bashkuar dhe Franca po kryesojnë për të bashkuar një “koalicion të të gatshmëve” – grupin e kombeve që po shqyrtojnë se si të mbështesin Ukrainën nëse nënshkruhet ndonjë marrëveshje paqeje.
Kryeministri britanik Starmer pritet ta kalojë këtë fundjavë duke folur me liderët botërorë mbi tarifat e Trump./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.