Sipas një shkrimi të gazetës The Guardian, kandidati demokrat për president të ShBA-së, Joe Biden, ka marrë më shumë vota se ish-kandidatja Hillary Clinton në vitin 2016 dhe ish-presidenti Barack Obama më 2012.
Në vitin 2016, Hillary Clinton i kishte marrë gjithsej 65 milionë e 853 mijë e 625 vota, ndërsa Joe Biden nga numërimi i deritashëm i ka marrë mbi 67 milionë vota, shkruan Express.
Më vonë, u konfirmua se Joe Biden në zgjedhjet e këtij viti ka marrë vota edhe më shumë se ish-presidenti Barack Obama në vitin 2012, kur kishte marrë 65 milionë e 915 mijë vota. Biden tashmë ka shkuar në mbi 67 milionë vota.
Për më tepër, Joe Biden në këto zgjedhje ka marrë më shumë vota se numri i votave që Trumpi kishte marrë në vitin 2016, kur ishte zgjedhur president. Në atë kohë, kreu i Shtëpisë së Bardhë kishte më pak se 63 milionë vota, katër milionë më pak se që ka Bideni në këto zgjedhje.
Sidoqoftë, numri i përgjithshëm i votave nuk e përcakton gjithmonë fituesin e zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara për shkak të sistemit zgjedhor. Kjo gjë ishte dëshmuar edhe në zgjedhjet e kaluara, kur Clinton kishte gati tre milionë vota më shumë se Trumpi, por kishte më pak vota në Kolegjin Zgjedhor.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.