Statuja ikonë e Krishtit Shërues në Rio de është ndezur dje në formë solidariteti me ngjyrat e vendeve të prekura nga pandemia e koronavirusit.
Monumenti 42 metra që ngrihet mbi kryeqytetin brazilian u mbulua gjithashtu me lutjet #praytogether të projektuara në gjuhë të ndryshme në trupin e tij.
Kryepeshkopi Orani João Tempesta mbajti një meshë gjatë ceremonisë me drita duke u kërkuar njerëzve të luten për të sëmurët.
Mali Corcovado ku ajo qëndron tërheq çdo vit rreth 2milionë vizitorë por është mbyllur prej një jave për publikun.
Autoritetet kanë urdhëruar gjithashtu mbylljen e parqeve kombëtare duke përfshirë dhe statujën e famshme.
Brazili ka 529 raste të virusit vrasës dhe katër vdekje janë regjistruar deri tani.
Rio ka hyrë gjithashtu në modalitet krize teksa zjarrfikësit thërrasin memegafonë që njerëzit të qëndrojnë në shtëpi, ndërsa baret e restorantet e kanë reduktur veten në 30 përqind të kapacitetit.
Kryebashkiaku ka bërë gjithahtu thirrje që barkat e autobuzët të përgjysmojnë ngarkesat me pasagjerë si deh që njerëit të evitojnë plazhet publike.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.