×
  • Lajme
  • Botë

    Stoltenberg: NATO dhe Ukraina do të vendosin se cila do të jetë marrëdhënia e tyre, jo Rusia

    Reporteri
    10 Dhjetor 2021 | 22:54

    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg hodhi poshtë këtë premte kërkesën e Rusisë për të tërhequr angazhimin e Aleancës ndaj Ukrainës në vitin 2008 se një ditë vendi do të bëhej anëtar.

    “Pozicioni i NATO-s për marrëdhëniet tona me Ukrainën mbetet i pandryshua. Është parim themelor që çdo komb ka të drejtë të zgjedhë rrugën e tij, duke përfshirë llojin e sigurisë në të cilën dëshiron të marrë pjesë”, u tha Stoltenberg gazetarëve në Bruksel.

    “Marrëdhëniet e NATO-s me Ukrainën do të vendosen nga 30 aleatët e NATO-s dhe Ukraina, nga askush tjetër. Ne nuk mund të pranojmë që Rusia po përpiqet të rivendosë një sistem nën të cilin fuqitë e mëdha, si Rusia, kanë sfera influencimi ku mund të kontrollojnë dhe të vendosin se çfarë po bëjnë anëtarët e tjerë”, shtoi ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!