Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ua ka tërhequr vërejtjen shteteve anëtare ndaj krijimit të distancës mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Evropës, raporton AP-ja.
Këto shqetësime ai i ka ngritur në kohën kur Evropa është në dyshime për angazhimin e Washingtonit në NATO pas kthimit të mundshëm të Donald Trumpit në postin e presidentit të SHBA-s, përcjell gazeta online Reporteri.net.
Të ballafaquar me luftën në Ukrainë që po shteron të gjitha burimet ushtarake dhe financiare dhe pakon e vonuar të ndihmave nga SHBA-ja, liderët evropianë kanë paralajmëruar se blloku duhet të shpenzojë më shumë në ushtri dhe teknologjitë e reja.
“Mirëpres që aleatët evropianë janë duke investuar më shumë në mbrojtje dhe NATO-ja për shumë vjet ka bërë thirrje për këtë”, ka thënë Stoltenberg në Bruksel. Ai ishte nikoqir i takimit me ministrat e mbrojtjes të NATO-s.
“Mirëpo kjo nuk është alternativë për NATO-n. Kjo në fakt është mënyrë e forcimit të NATO-s. Dhe ne nuk duhet të ndjekim shtigjet që paralajmërojnë se po ndajmë Evropën nga Amerika Veriore”, ka thënë veç të tjerash ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.