Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili ka qenë në këtë pozitë nga viti 2014, i është zgjatur mandati deri në shtatorin e vitit 2022, ka njoftuar aleanca më 28 mars.
“Aleatët kanë treguar përkrahjen e tyre për punën e sekretarit të përgjithshëm për të modernizuar NATO-n dhe për t’u siguruar se i adaptohet të ardhmes”, ka thënë NATO-ja përmes një deklarate.
Të 29 vendet anëtare kanë votuar në të mirë të zgjatjes së mandatit të Stoltenbergut.
Stoltenberg ka thënë se është “i nderuar” me vendimin që kanë marrë 29 aleatët e NATO-s.
“Së bashku ne do të vazhdojmë të modernizojnë aleancën që të jetë e gatshme për të ardhmen”, ka thënë ai përmes një postimi në Twitter. Stoltenberg do të udhëtojë në Uashington javën e ardhshme, për t’u takuar me presidentin amerikan, Donald Trump. shkruan REL.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.