Dy doza të vaksinës së Pfizer mund të prodhojnë nivele të larta antitrupash tek personat që janë mbi 80 vjeç. Në këtë përfundim ka dalë një studim i pavarur i fokusuar tek imuniteti që ofron vaksina tek të moshuarit.
Testet e gjakut të bërë në njerëz që moshës nga 80 deri në 96 vjeç zbuluan se 98 për qind e tyre prodhuan përgjigje të fortë antitrupash pas marrjes së dy dozave të vaksinës, të cilat jepen brenda 3 javëve distancë.
Pas dozës së dytë, nivelet e antitrupave trefishohen.
Paul Moss, profesor i hematologjisë në Universitetin e Birmingham, i cili udhëhoqi studimin me Dr Helen Parry, tha se ekipi ishte “i befasuar” dhe “shumë i kënaqur”që panë se vaksinimi me dozat e Pfizer ofron “mbrojtje të shkëlqyeshme klinike”.
Studimi i parë i madh në botën reale rreth vaksinës së prodhuar nga Pfizer në Izrael zbuloi se dy doza parandalojnë 94% të rasteve simptomatike në të gjitha grupmoshat.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.