Larvat e mizave, karkalecat, milingonat, krimbat e miellit dhe dy mijë lloje të tjera insektesh, në vend të mishit dhe sojës. Një ekip profesorësh nga Universiteti i Cardiff dhe Uwe i Bristolit po përfundon një studim mbi burimet e mundshme të proteinave, për të plotësuar ose zëvendësuar ato shtazore me bimore, në mensat e shkollave fillore në Mbretërinë e Bashkuar.
Qëllimi i tyre është për një dietë të re që është më shumë e qëndrueshme dhe ekologjike. Ndër propozimet, ushqimet e bazuara në insekte, si krimbat e mëndafshit dhe larvat e skuqura, dhe Vexo, një lloj salce që kombinon insektet dhe proteinat bimore. Këto gatime do të mund të hyjnë në shkollat angleze në një të ardhme jo shumë të largët.
“Ne duam që fëmijët të mendojnë për proteinat alternative si gjëra reale – thotë dr. Christopher Bear i Universitetit të Cardiff-it – insektet e ngrënshme tani janë pjesë e dietës së rreth dy miliardë njerëzve në mbarë botën dhe i përkasin traditave të kuzhinës prej shumë kohësh.”/A2CNN
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.