Një aeroplan i Spirit Airlines ka rrëshqitur nga pista në Aeroportin Ndërkombëtar të Thurgood Marshall në Baltimore/Washington (BWI) të enjten në mëngjes pasi një stuhi e fuqishme dimërore krijoi kushte të vështira.
Sipas medieve të huaja, Field Sutton, zëdhënës i Spirit Airlines, i tha CNN se “Fluturimi 696” nga Las Vegas për në BWI u ul në mënyrë të sigurt.
Megjithatë, siç ka thënë ai, avioni rrëshqiti nga pista ndërsa po drejtohej për në terminal.
Sutton tha që rrota e përparme rrëshqiti në zonën e barit.
Për fat të mirë ai ka thënë se asnjë pasagjer nuk u lëndua dhe të gjithë 111 personat në aeroplan janë të sigurt dhe u transportuan me autobus në terminal.
Aeroporti BWI shkroi në Twitter të mërkurën mbrëma se ekipi i tij i motit kishte punuar gjatë gjithë ditës për të mbajtur sipërfaqet të sigurta në fushën ajrore dhe afër terminalit, duke thënë se “ekipet qëndrojnë në gatishmëri për të ofruar operacione të sigurta këtë mbrëmje dhe në mëngjes”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.