×
  • Lajme
  • Botë

    Stuhi e pazakontë bore në SHBA, shtresa rekorde edhe në zonat ku ky fenomen është i rrallë

    Reporteri
    22 Janar 2025 | 8:07

    Një stuhi e rrallë dimri ka “pushtuar” shtetet jugore të SHBA-së përgjatë Gjirit të Meksikës, duke sjellë borë të dendur dhe erë të fortë, në një zonë ku fenomene të tilla moti janë të rralla, ndërkohë që shumica e pjesës tjetër të vendit mbetet nën temperatura të acarta.

    Një stuhi bore goditi Florida Panhandle të martën me reshje rekord të borës, transmeton gazeta online Reporteri.net.

    Bora u zhvendos nga Luiziana ku New Orleans theu rekordin e tyre të borës të të gjitha kohërave me disa centimetra shtresë.

    Së bashku me borën, pritej një përzierje e shiut të ftohtë dhe shiut të ngrirë.

    Moti i ftohtë i pazakontë përshtetin e Floridës do të marrë fund të mërkurën kur pritet një ngrohje graduale.

    “Kjo stuhi është e paprecedentë për gjerësinë dhe shtrirjen e saj; ne thjesht nuk kemi asgjë me të cilën mund ta krahasojmë. Kjo do të hyjë në histori si stuhia e Gjirit të vitit 2025”, tha meteorologu Ivan Cabrera./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!