×
  • Lajme
  • Botë

    Stuhi të fuqishme goditën Francën, vdesin një 12 dhe një 59-vjeçar

    Reporteri
    26 Qershor 2025 | 14:20

    Në natën mes së mërkurës, 25 qershor, dhe të enjtes, 26 qershor, Franca u godit nga stuhi të forta, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.

    Pamjet e shpërndara tregojnë erëra të fuqishme, breshër dhe pemë të rrëzuara në shumë pjesë të vendit.

    Gjatë këtyre stuhive, një djalosh 12-vjeçar vdiq pranë Montauban (Tarn-et-Garonne) pasi një pemë ra mbi të.

    Ndërkohë, në Mayenne, një burrë 59-vjeçar që po drejtonte një motor katër-rrotësh vdiq pasi u përplas me një pemë të rrëzuar në rrugë, sipas zjarrfikësve.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!