Japonia po bëhet gati për dy stuhi të tjera një javë pas tajfunit “Hagibis” që goditi rajonet në pjesën qendrore dhe veriore të vendit.
Agjencia Meteorologjike njoftoi se një stuhi tropikale është në brigjet jugore të ishullit kryesor jugperëndimor të Japonisë, Shikoku. Stuhia po lëviz në verilindje me erëra që arrijnë në 108 kilometra në orë.
Një stuhi tjetër pritet të godasë këtë javë dhe pjesën jugore të Japonisë.
Tajfuni “Hagibis”, që goditi Japoninë në fillim të këtij muaji shkaktoi të paktën 70 të vdekur dhe 12 të zhdukur./kp/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.