×
  • Lajme
  • Botë

    Stuhia Dorian: Ministri publikon pamjet shokuese, valët ia rrethojnë shtëpinë

    Reporteri
    03 Shtator 2019 | 8:24

    Stuhia më e fortë në histori ka goditur Bahamas.


    Pas kalimit të uraganit Dorian, me erëra të fuqishme deri në 320 km / orë, shtëpitë kanë mbetur pa çati dhe vendbanime të tëra plotësisht nën ujë.

    National Hurricane Center ka lëshuar një paralajmërim për pjesë të Bahamas mbi rritjen e nivelit të ujit që mund të sjellë deri te përmbytjet katastrofike, transmeton Reporteri.net.

    Se sa e rrezikshme është situata e ka konfirmuar edhe Ministri i Bujqësisë, Michael Pintard. Nga shtëpia e tij, ai postoi një video ku shihet se uji ia ka mbuluar plotësisht shtëpinë.

    Mobiljet tashmë lundrojnë në ujë, dhe valët që arrijnë në 6 metra godasin dritaret, duke lënë të kuptohet se sa serioze është situata.

    Uragani Dorian ndodhet aktualisht mbi Bahamas dhe pritet të qëndrojë në atë zonë para se të fillojë ngadalë të afrohet në Bregun Amerikan të Lindjes, ku kanë filluar evakuimet e para.

    Uragani, i shoqëruar aktualisht nga erërat 249 kilometra në orë, është dobësuar në kategorinë e katërt, por do të jetë shumë i fortë brenda ditëve në vijim. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!