Kryeministri i Sllovenisë Robert Golob tha se stuhia që goditi vendin një ditë më parë – fatkeqësia më e keqe natyrore në historinë e Sllovenisë – preku dy të tretat e vendit dhe se dëmi ndoshta do të kalojë 500 milionë euro, raporton STA.
Përpjekjet për ta kthyer jetën në normalitet do të jenë të mëdha, tha Golob pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare.
Më së shumti janë dëmtuar infrastruktura rrugore dhe energjetike dhe ndërtesat e banimit, shkruan agjencia sllovene.
Kryeministri slloven tha se shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme për momentin nuk është e nevojshme sepse, sipas tij, Sllovenia ka një nga sistemet më të mira të mbrojtjes në Evropë dhe po funksionon edhe sistemi i mbrojtjes civile.
Stuhitë dhe reshjet rekord që goditën Slloveninë të premten morën të paktën tre jetë njerëzish.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.