×
  • Lajme
  • Botë

    Sulm me thikë në Francë, një i vrarë dhe nëntë të plagosur

    Reporteri
    31 Gusht 2019 | 19:32

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasdite në një metro në Lion, duke rikthyer frikën nga sulmet terroriste.


    Mediat e huaja raportojnë se dy persona me thika në dorë kanë terrorizuar qytetarët, duke vrarë një burrë dhe plagosur 9 të tjerë.

    Njëri nga agresorët u arrestua, kurse tjetri u shpall në kërkim.

    3 nga 9 të plagosurit janë në gjendje të rëndë për jetën. Policia po vazhdon kontrollet, kurse hetuesit po hetojnë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!