×
  • Lajme
  • Botë

    Sulm me thikë në Kanada, i dyshuari është qëlluar nga policia, raportohen disa të plagosur

    Reporteri
    04 Dhjetor 2024 | 23:43

    Policia në qytetin kanadez të Vancouverit raportoi se “një numër njerëzish” janë plagosur me thikë dhe se i dyshuari është qëlluar nga oficerët. Nuk bëhet me dije se sa persona janë plagosur dhe se si paraqitet gjendja e tyre.

    Dëshmitarët i thanë mediave kanadeze se incidenti ndodhi në një dyqan afër bibliotekës qendrore të Vancouverit.

    Policia nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me motivin dhe dinamikën e ngjarjes, ndërkohë që po vazhdon hetimet. / abcnews.al

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!