×
  • Lajme
  • Botë

    Sulm me thikë në një kishë në SHBA, dy të vdekur

    Reporteri
    23 Nëntor 2020 | 12:32

    Dy njerëz kanë vdekur pasi policia tha se njerëz të shumtë u goditën me thikë në një kishë të San Jose, California të dielën natën.


    Sipas mediave të huaja, zyrtarët së pari morën informacionin për herë të parë në orën 7:53 pasdite.

    Mediat raportojnë se një burrë i panjohur sulmoi të pranishmit në kishë.

    Policia së pari njoftoi se i dyshuari në sulm ishte arrestuar, pastaj më vonë e fshiu atë postim në Twitter dhe shkroi se një hetim po vazhdonte.

    Tani për tani, nuk dihet saktësisht se sa njerëz u plagosën, por thuhet se disa prej tyre janë në gjendje kritike.

    Policia deklaron se nuk kishte asnjë shërbim në kishë në kohën e sulmit, por që njerëzit e pastrehë u lejuan të hynin në të për të shpëtuar veten nga të ftohtit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!