×
  • Lajme
  • Botë

    Sulm terrorist në natën e Kurban Bajramit në Afganistan, vriten 17 persona

    Reporteri
    31 Korrik 2020 | 11:10

    Të paktën 17 persona kanë humbur jetën në Afganistan pasi një bombë e vendosur në një automjet shpërtheu në provincën Logar.


    Shpërthimi ndodhi gjatë një armëpushimi të deklaruar nga talebanët me rastin e Kurban Bajramit. Talebanët nuk e kanë marrë përgjegjësinë për sulmin, ndërsa ISIS nuk ka dhënë asnjë koment ende.

    Sulmi besohet të jetë bërë nga një kamikaz, tha Dedar Lawang, zëdhënësi i guvernatorit të Logar, për agjencinë e lajmeve AFP. Shpërthimi ndodhi pranë zyrës së guvernatorit ndërsa një numër jo i vogël personash po bënin pazare për festivalin.

    “Terroristët kanë goditur edhe një herë në natën e Bajramit dhe kanë vrarë një numër të bashkatdhetarëve tanë”, tha zëdhënësi i ministrisë së brendshme Tariq Arian.

    Qeveria e Talibanit dhe Afganistanit kanë rënë dakord për një armëpushim tre-ditor duke filluar nga e premtja, dita e parë e Bajramit. /abcnews.al/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!