×
  • Lajme
  • Botë

    Sulm terrorist në Londër, vritet personi që therri me thikë disa kalimtarë

    Reporteri
    29 Nëntor 2019 | 18:03

    Disa njerëz u theren me thikë, ndërsa një u qëllua për vdekje nga policia, gjatë një sulmi në një urë të Londrës.


    Policia Metropolitane e shpalli sulmin “incident terrorist”.

    I dyshuari për sulmin me thikë, i cili u vra në vendin e ngjajres, besohet se ka pasur veshur në trup edhe një pajisje eksplozive, tha policia.

    Një gazetar i BBC-së tha se ka parë një grindje në urë dhe disa njerëz duke sulmuar një tjetër.

    Policia më pas arriti shpejt në vendin e ngjarjes, tha gazetari.

    Policia i këshilloi njerëzit pranë vendit të ngjarjes që t’i ndjekin udhëzimet e autoriteteve.

    Kryeministri i Britanisë, Boris Johnson, shkroi në Twitter se është njoftuar në lidhje me incidentin dhe se dëshiron të falënderojë policinë dhe shërbimet e emergjencës për reagimin e tyre.

    Sekretarja e Brendshme britanike, Priti Patel, po ashtu tha se është “shumë e shqetësuar” për incidentin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!