Rusia shënjestroi Ukrainën me një valë tjetër sulmesh gjatë natës, me zyrtarët ukrainas që raportuan se të paktën katër persona u vranë, transmeton gazeta online Reporteri.net.
Alarmet për sulm ajror u lëshuan herët në mëngjes, pasi vëzhguesit ukrainas zbuluan një avion rus që lëshonte raketa hipersonike, sipas raportimeve.
Shpërthime janë raportuar gjithashtu në rajonet e Kievit, Sumy, Khmelnytsky dhe Mykolayiv, raporton BBC.
Raundi i fundit i sulmeve vjen një ditë pasi Rusia goditi Ukrainën me një nga sulmet ajrore më të mëdha të luftës, duke vrarë të paktën gjashtë persona dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë, me ndërprerje të energjisë elektrike në shumë qytete.
Mbrojtja ajrore ukrainase rrëzoi rreth 15 dronë dhe disa raketa pranë Kievit gjatë sulmit të fundit të Rusisë, tha kreu i administratës ushtarake të qytetit.
“Gjithçka që fluturoi në kryeqytetin e Ukrainës u shkatërrua”, thotë Serhiy Popko në Telegram.
Të paktën gjashtë persona vdiqën gjatë natës së dielës deri të hënën dhe dhjetëra u plagosën pasi më shumë se gjysma e rajoneve të Ukrainës u sulmuan nga dronë dhe raketa.
Infrastruktura e energjisë elektrike u godit duke shkaktuar ndërprerje të energjisë në shumë qytete, ku u prekën edhe furnizimet me ujë.
Presidenti i SHBA Joe Biden i quajti sulme “të egra”, duke thënë se Uashingtoni do të vazhdojë të mbështesë rrjetin energjetik të Ukrainës. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.