×
  • Lajme
  • -->
    Botë

    Sulmet e 11 shtatorit, fotografia rreth së cilës u grindën të gjithë amerikanët

    Reporteri
    02 Janar 2020 | 17:26

    Fotografia e Thomas Hoepker, e shkrepur më 11 Shtator 2001, gjatë sulmeve të 11 shtatorit, është edhe njëra nga fotografitë që ka shkaktuar më së shumti polemika. Fotografia tregon një grup të rinjsh njujorkezë që bisedojnë të lumtur në një park të Brooklyn. Pas tyre është një re e zezë tymi që ngrihet mbi Manhattan, gjithçka ndodh në kohën e sulmit më të keq terrorist në historinë e SHBA-së, në të cilin gati tre mijë njerëz kanë humbur jetën, transmeton Reporteri.net.


    Autori vendosi të mos e publikojë foton në vitin 2001, por e publikoi në një libër që përmbante të gjitha fotografitë e marra Magnum Photos, për të cilët punoi edhe Hoepker.

    Fotografia u publikua zyrtarisht vetëm në vitin 2006, në përvjetorin e pestë të sulmit dhe që prej asaj kohe ka gjeneruar një numër komentesh negative. Kolumnisti i New York Times, Frank Rich shkroi për foton duke treguar se sa shumë amerikanë kanë humbur mundësinë për të ndryshuar dhe reformuar si  popull. “Të rinjtë në foto nuk janë pa shpirt. Ata janë thjesht amerikanë,” shkroi ai. Me fjalë të tjera, në një vend ku të gjithë besojnë në një  të nesërme  më të mirë, të rinjtë në fotografi po e bënin pikërisht këtë.

    Interpretimi i kësaj fotografie asnjëherë nuk është kuptuar. Burri në të djathtë të fotografisë, Walter Sipser, pretendon se ai dhe e dashura e tij  ishin në një lloj shoku, krejt të tmerruar nga ajo që po ndodhte pas tyre. Çifti u ankua se Hoepker i kishte  fotografuar  ata pa dijeninë dhe miratimin e tyre dhe se ai kishte keqinterpretuar ndjenjat dhe sjelljen e tyre. Midis qindra fotografive të shkrepura  më 11 shtator 2001, kjo veçohet si ‘artistike’, si një histori ironike dhe e largët e ngjarjeve. Sipas disave, kjo foto thotë diçka tjetër – jeta nuk ndalet pavarësisht nga terrorizmi, dhe njerëzit në foto janë thjesht të gjallë. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!