Sulmet ndërkufitare mes Hezbollahut dhe Izraelit kanë rifilluar.
Hezbollahu thotë se ka gjuajtur raketa në dy pozicione ushtarake në Izraelin verior, ndërsa IDF tha se po sulmonte objektivat e Hezbollahut në Liban.
Numri i njerëzve të vrarë në sulmin izraelit në Bejrut të premten është rritur në 37, thotë ministria libaneze e shëndetësisë, ndërsa përpjekjet e kërkim-shpëtimit në Dahieh vazhdojnë, raporton BBC.
Forcat izraelite të mbrojtjes (IDF) thanë se vranë 16 anëtarë të Hezbollahut në sulm, duke përfshirë 12 komandantë të lartë.
Një konferencë shtypi nga ministria e shëndetësisë e Libanit zbuloi këtë mëngjes se 152 persona janë ende në gjendje kritike pas shpërthimeve të martën dhe të mërkurën. Ata thanë gjithashtu se numri i të vrarëve gjatë dy ditëve të shpërthimeve është rritur nga 37 në 39.
Larg Libanit në Gaza, ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi thotë se të paktën 22 persona, “kryesisht” fëmijë dhe gra, janë vrarë pas një sulmi në një shkollë në qytetin e Gazës që strehon njerëz të zhvendosur.