×
  • Lajme
  • Botë

    Sulmet ruse mbytën 19 civilë në Siri, shumë të tjerë po kërkohen nën gërmadha

    Reporteri
    08 Dhjetor 2019 | 12:22

    Njësitet për shpëtim po kërkojnë për të mbijetuar nën gërmadha, pas sulmeve ruse në Siri, që lanë të vdekur 19 civilë, prej të cilëve tetë fëmijë.


    Ky sulm ajror që u zhvillua gjatë orëve të hershme, u zhvillua në regjionin Idlib, që është një nga bastionet kryesore opozitare.

    Observatori sirian për të drejtat e njeriut, ka bërë të ditur, se janë kryer sulme në disa pjesë të zonës, që kanë rrënuar shumë objekte banimi, brenda së cilave ende ka njerëz.

    Lidhur me gjendjen e tyre shëndetësore, nuk dihet dhe po bëhen përpjekje që të nxirren sa më shpejtë.

    Bazuar në formën e sulmin dhe shenjave që kanë lënë shpërthimet, është thënë se ky sulm është bërë në bashkëpunim me forcat e liderit Bashar al-Assad.

    Regjioni Idlib, që është shtëpi e rreth tre milionë banorëve, nuk është nën regjimin sirian, duke bërë që të jetë shënjestër e sulmeve të shpeshta, për ta vënë nën kontroll.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!