Ditën e sotme Franca u trondit nga tjetër sulm me thikë në Nicë, ku mbetën të vrarë tre persona. Pas ngjarjes së rëndë, ka ardhur dhe reagimi i Turqisë, e cila së fundmi është përfshirë në një përplasje të fortë me Francën për motive fetare.
Ministria e jashtme e Turqisë ka dënuar sulmin ndaj qytetarëve, duke theksuar se një person që vret nuk ka vlera fetare.
“Asnjë motiv nuk mund të justifikojë vrasjen e një personi dhe as dhunën. Është e qartë se kush organizon një sulm të tillë brutal në një vend të shenjtë kulti nuk ka vlera fetare, humane dhe morale”, shkruan në një shënim ministria e jashtme e Turqisë.
Gjithashtu, Turqia shpreh solidaritet me popullin francez dhe luftën kundër terrorizmit dhe dhunës. Kjo vjen si kthesë në marrëdhëniet mes dy vendeve, pas tensioneve dhe fyerjeve të fundit.
Ndërkohë, është verifikuar një sulm në konsullatën franceze në Arabinë Saudite. Sipas raportimeve, një roje mbeti i plagosur me thikë nga një agresor saudit
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.