×
  • Lajme
  • Botë / Botë

    Sulmi ndaj Ficos ‘një sulm ndaj demokracisë’, thotë presidentja sllovake

    Reporteri
    15 Maj 2024 | 22:41

    Presidentja sllovake Zuzana Caputova tha sot se ishte e tronditur nga të shtënat e kryeministrit Robert Fico, shkruan BBC, transmeton Reporteri.net.

    “Ky sulm është një “sulm ndaj demokracisë””, u shpreh ajo.

    Ndërkaq zëvendëskryeministri i Sllovakisë i tha BBC-së se ai beson se kryeministri Robert Fico “do të mbijetojë” dhe se ai nuk është më në rrezik për jetën.

    Tomas Taraba kritikoi edhe partitë opozitare, duke i akuzuar ato për përdorimin e “narrativave të rreme” dhe se e përshkruajnë Ficon si “pothuajse një përbindësh”, komente për të cilat ai tha se nuk i përkasin një demokracie.

    “Iisha shumë i tronditur … për fat të mirë me sa di që operacioni shkoi mirë – dhe mendoj se në fund ai do të mbijetojë … ai nuk është në një situatë kërcënuese për jetën në këtë moment”, tha ai.

    Fico, viktimë e mjegullës politike që e krijoi vetë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!