×
  • Lajme
  • Botë

    Sulmi në Londër: ISIS merr përgjegjësinë

    Reporteri
    03 Shkurt 2020 | 14:30

    Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmin me thikë në Londër, njoftoi sot agjencia e lajmeve të këtij grupi Amaq.


    “Sulmuesi në lagjen Streatham në jug të Londrës është një luftëtar i ISIS-it që i është përgjigjur thirrjes sonë për të sulmuar qytetarët e vendeve të koalicionit”, thuhet në deklaratë.

    20-vjeçari Sudesh Amman u qëllua për vdekje nga policia pasi goditi me thikë njerëz në një rrugë të frekuentuar në Londër të dielën.

    Ai u burgos në vitin 2018 për veprimtari terroriste dhe u la i lirë pasi vuante gjysmën e dënimit të tij me tri vjet burg.

    Kur policia kontrolloi kompjuterin dhe celularin e tij, ata zbuluan se ai ishte duke shkarkuar materiale për të bërë pajisje eksplozive dhe kryerjen e sulmeve terroriste, thanë prokurorët.

    Në dhjetor 2017, Aman lëshoi një foto të liderit të Shtetit Islamik Abu Bakr al-Baghdadi, i cili u vra në tetor gjatë një sulmi nga forcat amerikane në Siri, dhe i dërgoi një mesazh vëllait të tij duke thënë se “Shteti Islamik është këtu për të qëndruar”, transmeton KosovaPress./Reporteri/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!