Irani ka lansuar më shumë se 200 dronë dhe raketa në drejtim të Izraelit në shenjë hakmarrjeje, raporton BBC.
Sirenat dhe shpërthimet e fuqishme janë dëgjuar deri në orët e para të mëngjesit teksa mbrojta ajrore e Izraelit ka shkatërruar të gjitha raketat dhe dronët iranianë.
SHBA-ja gjithashtu ka rrëzuar disa dronë iranian që ishin nisur në drejtim të Izraelit, kanë njoftuar zyrtarët amerikanë, transmeton gazeta online Reporteri.net.
Irani e kishte paralajmëruar Izraelin se do të “ndëshkohej” për bombardimin e konsullatës në Siri më 1 prill.
Shatë pjesëtarë të Gardave Revolucionare, përfshirë dy gjeneralë, janë vrarë në bombardimin në Damask. Izraeli zyrtarisht nuk e ka marrë përgjegjësinë.
Ndërkohë, presidenti amerikan Joe Biden në një njoftim në Shtëpinë e Bardhë ka deklaruar se “SHBA-ja do të bëjë gjithçka për të mbrojtur sigurinë e Izraelit”.
Irani kishte shmangur konfrontimin direkt me Izraelin, por sulmi në Damask ishte cilësuar si përshkallëzim dhe kjo ishte hera e parë që Izraeli ishte cak i raketave dhe dromët që niseshin nga territori iranian.
Bombardimi në Damask është cilësuar si shkelje e sovranitetit të Iranit. Ky mund të ketë qenë synimi i Izraelit, vlerëson BBC. Sipas transmetuesit britanik, qëllimi i Izraelit do të mund të ishte që ta detyronte Iranin të dalë nga zona e rehatisë dhe me ndikimin në rajon që e bënte nëpërmjet grupeve të ndryshme dhe që të sfidonte Izraelin dhe interesat amerikane në rajon.
Tani, topi është në anën e Izraelit se si do të reagojë ndaj Iranit që ka mungesë të sistemeve të sofistikuara të mbrojtjes ajrore
Përkeqësimi i mëtejmë do të përfshinte rajonin në territor të turbullt dhe të pa shkelur më parë.