Një person ka hedhur molotov në ambasadën e Izraelit në kryeqytetin e Rumanisë, Bukuresht, këtë të hënë. Policia ndërhyri menjëherë duke vënë në pranga autorin, një 34-vjeçar, i cili kërcënoi se do t’i vinte flakën vetes.
Lajmi është konfirmuar edhe nga Ministria e Jashtme e Izraelit, sipas të cilës, autori ishte me origjinë nga Siria.
Zëdhënësi i policisë në Bukuresht është shprehur për mediat vendase se autori e ka kryer aktin për arsye personale dhe jo i motivuar nga lufta e Izraelit në Rripin e Gazës.
Ambasadori i Izraelit në Rumani, Reuven Azar, dënoi incidentin duke thënë se “terrorizmi nuk njeh kufij” dhe duke e etiketuar të dyshuarin një “ekstremist të dhunshëm”, i cili po merret në pyetje nga policia rumune.
“Unë dua që ju të jeni të bindur se ne jemi të sigurt, jemi të paprekur,” tha ai, duke shtuar se as Izraeli dhe as Rumania “nuk do t’i dorëzohen terrorizmit”.
Ambasada falënderoi forcat e sigurisë dhe policisë rumune për “përgjigjen e tyre të shpejtë dhe efikase”. Policia tha se po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./AP/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.