Personi i cili akuzohet për vrasjen e 22 personave në El Paso të Teksasit, i ka thënë policisë se qëllimi pse ai ka gjuajtur me armë është që t’i shënjestrojë meksikanët të cilët kanë ardhur si emigrantë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Patrick Crusius, 21 vjeçar, po akuzohet për vrasje masive për shkak se hapi zjarr me armën e tij AK-47.
Washintgon Post ka arritur që të sigurojë rrëfimin e tij para policisë, ku ndër tjera ai ka thënë se shënjestra e tij ishin meksikanët.
Ai ishte marrë në mbajtje rreth një kilometër nga vendi i ngjarjes dhe menjëherë i kishte thënë policisë “unë gjuajtja” tregon një zyrtar policie, transmeton Gazeta Express. Vetëm 20 minuta para sulmit, Crusiu kishte postuar në internet një shkrim ku shfaq idetë e tij raciste dhe tregon se ky sulm është kundër “pushtimit nga meksikanët”.
Autoritetet besojnë se Crusius është racist i cili ka pasur ide ekstreme kundër emigracionit.
Sulmuesi, jeton afër Dallasit, dhe udhëtoi rreth 10 kilometra për në qytetin El Paso të Teksasit, veçanërisht për të vrarë njerëz.
Në SHBA janë mbajtur marshime të shumta në përkujtim të viktimave, ndërsa është hapur një debat i gjerë në politikë rreth kontrollit të armëve. Protesta ka pasur edhe në Meksikë, të cilat e kanë quajtur një akt terrorist kundër tyre.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.